Romani “Serra, shpirti i ponit” solli në panirin e librit autorin grek Janis Kalpuzos. Ky libër i cili ndërthur historinë me letërsinë sjell dhimbjen njerëzore, e cila nuk ka dallim kombesh apo racash.
Dhimbja nuk ben dallim mes kombesive dhe rracave , ky është edhe thelbi i veprës së romanit të autorit grek Janis Kalpuzos “Serra, shpirti i point”.
“Shtysën e parë e mora prej sime motre, që më mundësoi të takohem me disa banorë të Pontit, të cilët patën ardhur në Vigla të Artës prej Kazakistanit në vitin 1959”.
Autori grek i pranishëm në panairin e librit tha se ndërthurja e fakteve historike me letërsinë janë të qëllimshme për autorin.
Unë përpiqem në çdonjërin prej librave të mi, që nëpërmjet së kaluarës, të flas për të sotmen dhe për të nesërmen. Vetëm atëherë letërsia ka vlerë. Madje, edhe kur zbulojmë si ka ndikuar te ne ndryshimi duke na bërë këta që jemi sot. Përpos kësaj, pak gjëra që kanë lidhje me shpirtëroren kanë ndryshuar gjatë rrjedhës së shekujve. Dhimbja nuk bën dallim mes kombësive dhe racave. Në thelb, romani “Serra” është mbi të gjitha, një libër human.
Janis Kalpuzos e prezantoi veprën e tij më të fundit në panairin e librit në Tiranë. /abcnews.al