Autori gjakftohtë në Lezhë u afrua të sigurohej, si e kishte paralajmëruar vrasjen pak ditë më parë

schedule11:27 - 28 Prill, 2020

schedule 11:27 - 28 Prill, 2020

Autori i vrasjes së dyfishtë të ndodhur pasditen e djeshme në fshatin Lalm të Lezhës është siguruar më mirë që dy personat e shënjestruar të kishin vdekur para se të largohej nga vendi i ngjarjes.

Burime nga Abc News bëjnë me dije se pasi i ka qëlluar nga larg ai është afruar duke qëlluar edhe nga afër duke lënë të vdekur Preng Simonin dhe Kol Murranin.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur për shkak të konflikteve të vjetra mes palëve, ndërsa nga të dhënat e para të policisë objektivi i atentatit duket të ketë qenë Kol Murrani.

LEXO EDHE: EMRI/ Arrestohet autori i dyshuar i vrasjes së dyfishtë në Lezhë

Autori i kësaj ngjarjeje, Aleksandër Përdoda u arrestua nga policia paraditen e sotme, ndërsa në kërkim është vëllai i tij i cili e ka ndihmuar të fshihej. Përdoda njihej si kultivues i lëndëve narkotike dhe kishte patur probleme pronësie edhe me banorë të tjerë të fshatit.

E duket se ngjarja që tronditi Lezhën një ditë më parë të ketë qënë e paralajmëruar, pasi pak ditë më parë ai kishte kërcënuar banorët e fshatit se nuk donte të shihte asnjë njeri në pronat e tij./abcnews.al