Dy persona janë arrestuar në Lezhë në kuadër të operacionit policor të koduar “Shades”.
Sokol Pali dhe Marjan Kelaj, banues në Shkodër, u vunë në pranga pasi ditën e hënë, dyshohet se kanë vjedhur me thyerje, shuma parash, pajisje pune dhe produkte të ndryshme, në 2 dyqane në fshatin Blinisht dhe në 1 servis në fshatin Dajç.
Nga veprimet e mëtejshme hetimore, janë zbardhur 6 raste të vjedhjes në banesa, të kryera më parë nga këta shtetas.
Gjatë kontrolleve në banesat e tyre, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, sende të dyshuara të përdorura për kryerjen e vjedhjeve dhe sende të dyshuara të vjedhura./abcnews.al

