Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Automotoparku i parë shqiptar në Elbasan, Rama publikon foto nga kantieri i ndërtimit

schedule13:14 - 14 Dhjetor, 2022

schedule 13:14 - 14 Dhjetor, 2022

Kryeministri Edi Rama ka postuar në Facebook foto nga kantieri i ndërtimit të Automotoparkut të parë shqiptar që do të ngrihet në Krastë të Elbasanit.

Rama bën me dije se se kjo është e parë gërmimeve dhe përgatitjes së zonës ku do të ngrihet projekti arkitektonik, i cili do të fillojë të marrë formë plotësisht, sapo të mbyllet konkursi ndërkombëtar, në proces, i projektimit të pistës së garave me certifikatë nga organet e motorsportit botëror.



Automotoparku do të jetë multifunksional, jo vetëm për gara me makina, por edhe për funksione edukative, kulturore, trajnuese si edhe rekreative, duke u kthyer në një pol të ri urban dhe burim të ri ekonomik për Elbasanin, si dhe në një destinacion të ri turistik.

Projekti do të financohet nga fondet e DPSHTRR-MIE në bashkëpunim me Bashkinë e Elbasanit dhe me mbështetjen e Qeverisë./abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!