Një aksident është shënuar paraditen e së enjtes në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”.
Një automjet me drejtues një 32 vjeçar ka përplasur një këmbësor 71 vjeçar.
Për pasojë, i moshuari është dërguar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit./abcnews.al