Një person ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm, si pasojë e një aksidenti automobilistik në autostradën Shkodër-Lezhë, në afërsi të fshatit Mabe.
Ngjarja e rëndë mësohet të ketë ndodhur rreth orës 06:00 të mëngjesit të sotëm.
Viktima, identiteti i të cilit nuk dihet ende, po udhëtonte me biçikletë, në këtë aks rrugor, në momentin që është përplasur nga një automjet.
Si pasojë e plagëve të marra, ai ka gjetur vdekjen e menjëhershme.