Policia në Elbasan ka vënë në pranga shoferin e një traktori pasi u përfshi në një aksident me një automjet tip “Ford”. Bëhet e ditur se një shofer me iniciale M. H., duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka goditur nga mbrapa traktorin.
Mjeti bujqësor rezultoi se po drejtohej nga një 66-vjeçar pa leje drejtimi, i cili rezultoi edhe i dehur.
Pas aksidentit, 66-vjeçari u largua nga vendi i ngjarjes, por është kapur më vonë nga shërbimet e Policisë. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar pasagjerja që ndodhej në automjetin tip “Ford”. /abcnews.al/