Një aksident ka nodhur pasditen e së hënës në kryeqytet. Njoftohet se aksidenti ka ndodhur në zonën e “Ali Demit” ku automjeti i drejtuar nga L.S., ka aksidentuar një 39-vjeçar.
39-vjeçari A.L., ishte duke lëvizur me një motor ndërsa ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve pas lëndimeve që ka marrë.
Po hetohet më tej për zbardhjen e ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 08.06.2020, rreth orës 18:40, në vendin e quajtur “Ali Demi” mjeti me drejtues shtetasin L.S., ka aksidentuar motorrin me drejtues shtetasin A.L., 39 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /abcnews.al/


