Një automjet i cili drejtohej nga shtetasi me iniciale F.K ka përplasur mbrëmjen e sotme një vajzë të moshës 17-vjeçare, tek bulevardi “Blu” në Kamëz.
Ajo është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
“Më datë 28.07.2020, rreth orës 20:00, në Kamëz, tek bulevardi “Blu”, mjeti me drejtues shtetasin F.K., ka aksidentuar shtetasen e mitur me iniciale B.H., 17 vjeç, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Nr.5, për veprime të metejshme.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./abcnews.al