Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur paraditen e së hënës në Tiranë. Bëhet e ditur se rreth orës 11:10, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, një shofer me shtetësi maqedonase ka përplasur me automjetin e tij një këmbësore.
Për pasojë, 66-vjeçarja ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. /abcnews.al/