Automjeti del nga rruga, humb jetën 34-vjeçari

schedule08:05 - 3 Qershor, 2020

schedule 08:05 - 3 Qershor, 2020

Një 34-vjeçar banues në Korçë ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti, në rrugën rurale të fshatit Dritaj, në Prrenjas.

Sipas policisë dyshohet se shkak i aksidentit mund të jetë humbja e kontrollit mbi drejtimin e mjetit duke sjellë edhe vdekjen e 34-vjeçarit.

Burime për “ABC News” bëjnë me dije se drejtuesi i Irakli Gjergji Bengo ka drejtuar automjetin në gjendje të dehur ku pas humbjes së kontrollit makina ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka rënë në humnerë.

Ngjarja mësohet të ketë ndodhur rreth orës 01:00 të natës. Ndërkohë grupi hetimor vijon punën për sqarimin e shkakut të aksidentit.

Librazhd/Informacion paraprak

Në rrugën rurale të fshtatit Dritaj, Prrenjas, shtetasi I.D., 34 vjeç, banues në Korçë,  duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti  ka dalë nga rruga.

Drejtuesi i mjetit ka humbur jetën në vendngjarje.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e shkakut të aksidentit.