Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Automatik dhe granata, kishte fshehur municion luftarak në një godinë në Lushnje, pranga 47-vjeçarit

schedule15:05 - 13 Shkurt, 2022

schedule 15:05 - 13 Shkurt, 2022

Një 45-vjeçar me iniciale M.H. është arrestuar nga policia pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje. Sipas policisë gjatë kontrollit të ushtruar në një ambient në pronësi të tij janë gjetur 1 armë zjarri automatik, 12 krehëra pistolete dhe automatiku, 179 fishekë pistolete dhe automatiku, 2 silenciator dhe 1 tytë të montuar, 3 shula automatiku, 1 kallëp tritoli, 1 fitil zjarrpërcjellës, 1 granatë difensive, 2 radio dore marrëse dhënëse.

“Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, me qëllim vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë policore për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponja” në DVP Tiranë, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit:



M. H., 45 vjeç, banues në Lushnjë.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë me vendimin e datës 14.12.2021, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, në datë 20.10.2021, gjatë kontrollit të ushtruar në një ambient në përdorim nga ky shtetas  në lagjen “Savër”, Lushnjë, gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri automatik, 12 krëhëra pistolete dhe automatiku, 179 fishekë pistolete dhe automatiku, 2 silenciator dhe 1 tytë të montuar, 3 shula automatiku, 1 kallëp tritoli, 1 fitil zjarrpërcjellës, 1 granatë difensive, 2 radio dore marrëse dhënëse.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!