Një 30-vjeçar nga Skrapari ka mbetur viktimë e aksidentit të sotëm në Gramsh, ku një autobus përfundoi në përrua. Ngjarja ndodhi në fshatin Bregas, ku mjeti i cili drejtohej A.Xh., doli nga rruga.
Uniformat blu bëjnë me dije se për pasojë ka humbur jetën Ledian Lami, rreth 30 vjeç, banues në fshatin Terrove, Skrapar si dhe janë plagosur nëntë persona të tjerë.
Sipas policisë të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën, pasi janë nxjerrë nga autobusi nga efektivët dhe shërbimet zjarrfikëse po dërgohen në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Njoftimi i policisë:
Më datë 10.07.2021, rreth orës 14:15, në aksin rrugor Grmash-Kushov, në fshatin Bregas, mjeti minibuz me drejtues shtetasin A.Xh., banues në Gramsh, ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit ka ndëruar jetë një pasagjerë, shtetasi L.L., rreth 30 vjeç, banues në fshatin Terrove, Skrapar, si dhe janë plagosur 9 pasagjerë të tjerë, jashtë rrezikut për jetën për momentin, të cilët janë nxjerrë nga shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësit nga vendi ku u përmbys minibuzi dhe po transportohen me autoambulanca për ndihmë mjekësore.
Në vendgjarje ndodhet dhe grupi hetimor dhe vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanve të aksidentit.
g.v/abcnews.al