Të paktën 16 persona u vranë dhe 22 u plagosën mëngjesin e sotëm në Senegal, pas përplasjes së një autobusi dhe një kamioni. Aksidenti ka ndodhur të hënën rreth orës 06:00. sipas kohës lokale në autostradën 3 pranë qytetit Dangalma, tha një zyrtar i zjarrfikësve.
Aksidentet rrugore janë të zakonshme në Senegal, shpesh të shkaktuara nga mirëmbajtja e dobët e rrugëve apo shpejtësia.
/abcnews.al