SERBI- Tetë persona kanë mbetur të lënduar pasi autobusi me të cilin po udhëtonin ka dalë nga rruga në territorin e komunës së Lazarevacit në Serbi.
Kjo ngjarje është konfirmuar për Tanjug nga stacionin shëndetësor i Rudovcit.
Siç thuhet, gjashtë persona janë lënduar rëndë dhe janë transportuar në Qendrën Emergjente në Beograd, ndërsa dy persona janë lënduar lehtë.