28 persona humbën jetën dhe 20 të tjerë mbetën të plagosur, pasi një autobus doli nga rruga në provincën Balochistan të Pakistanit. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës në zonën e Wasuk, kur autobusi ishte duke udhëtuar nga Keta në Terbat.
Sipas të dhënave fillestare, autobusit i ka shpërthyer goma dhe për këtë arsye ai doli nga rruga dhe u përmbys, duke marrë më pas flakë.
/abcnews.al