Më 1 shkurt, autobusët rozë të Pakistanit që transportonin vetëm gra nisën rrugëtimi e tyre. Shoferët dhe fatorinot janë gjithashtu gra. Tarifa është 50 rupi dhe qëllimi është të mbrohen gratë nga ngacmimet seksuale, fizike dhe verbale, që ndodhin vazhdimisht në autobusë. Në një masë të tillë që gratë shmangin lëvizjet, por edhe punën.
“Nëse sipërmarrja ka sukses, ne mund të shtojmë autobusë në të gjithë qytetin dhe përfundimisht në Sindh,” thotë Sharjeel Memon, ministër i transportit provincial të Sindh.
Memon dëshiron ta bëjë transportin publik më të sigurt dhe më të lehtë për gratë. “Ne kemi vlerësuar se 50% e pasagjerëve në orët e pikut janë gra dhe nuk ka hapësirë të mjaftueshme në autobus që ato të udhëtojnë me dinjitet”.
View this post on Instagram
Kjo është përpjekja e dytë e Pakistanit për të futur transportin publik që mbron gratë nga ngacmimet. E para, e cila funksionoi si një partneritet publik-privat në Lahore në 2012, përfundoi pas dy vjetësh kur qeveria tërhoqi fondet./abcnews.al