“Autobus për Spanjën dhe përkëdhelje Ibras”, Munishi i tregon formulën fituese Kosovës

schedule12:56 - 22 Mars, 2021

schedule 12:56 - 22 Mars, 2021

Kosova është grumbulluar gjatë ditëve të fundit për dy ndeshjet me Suedinë, Spanjën dhe miqësoren me Lituaninë. Në lidhje me këto dy ndeshje ka folur ish trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi.

Ai njihet për deklaratat e tij epike dhe një të tillë e ka bërë edhe për Kosovën. Ai këshillon trajnerin Challandes dhe skuadrën dardane të marrë me të mira Ibrën dhe të marrë një autobus borxh për ndeshjen me Spanjën.

“Ne e dimë se çfarë kualiteti ka Spanja dhe Suedia. Do të jetë e vështirë për trajnerin (Challandes). Spanja luan shumë më ndryshe se Suedia. Trajneri duhet të përgatitet për dy ndeshjet.

 

Ndaj Spanjës duhet ta marrë një autobus hua dhe t’i lutet Zotit. Ndërsa me Suedinë duhet të ndërpresë ndeshjen shpesh dhe duhet ta marrin me të mira Ibrahimoviçin”, u shpreh Munishi. /abcnews.al