Autizmi shkak divorci mes bashkëshortëve/ Floresha Bregasi tregon historinë e jetës së saj

schedule10:29 - 27 Janar, 2021

schedule 10:29 - 27 Janar, 2021

Ka nëna, por ka edhe heroina…

Floresha Bregasi prej 14 vitesh mban mbi supe peshën e rëndë e të rriturit një fëmijë me çrregullime të spektrit autik. Në këtë rrugëtim të vështirë, bashkëshorti i saj zgjodhi të largohej…

Ajo na tregon se nuk ka qenë aspak e lehtë ku I duhej të lufonte mes mungesës së informacionit dhe mes pasigurive për të ardhmen.

“Se dija se çfarë ishte . Dija vetëm që po më priste një gjë e keqe. Ka qenë në  periudhën që isha shtatzënë me vajzën, plus pjesa qeë edhe fëmija tjetër mund të dilte njësoj me trembte.”, tregon zonja Floresha.

Ajo Sebin e ka rritur pa ndihmën e përkrahjen e bashkëshortit dhe nuk  e ka fare me kompleks   të ndajë me në historinë e saj.

Ishte çrregullmi i Sebit që solli divorcin mes jush? –  Po problemet me djalin sollën zbehje të gjërave. Në këto raste nëna është ajo që do përkrahjen më të fortë nga bashkëshorti. Po babai I vet nuk ishte. Bashkëshorti në fillim duhet  të respktojë nënën pastaj fëmijët. Edhe nga ana ekonomike më shumë më ka ndihmuar shteti se sa ish-bashkëshorti.

Në sytë e saj dallohet veç forcë.  Edhe pse jeta e ka përballur me sfida jo të lehta, ajo gjen forcën të buzeqeshë e të ëndërrojë për të ardhmen e fëmijëve të saj.

Në asnjë moment Floresha nuk kërkon ngushëllim për asgjë. Ajo ka një punë, ndjek djalin me nevojat që ai ka dhe ia del të jetë një nënë e denjë për të dy fëmijët e saj.

“Ka raste që më vë poshtë stresi I ditës, por djali im është dashuri më vete, edhe vajza gjithashtu. Unë vetëm falenderoj zotin për gjithçka çfarë kam. Të gjitha nënave që janë duke përjetuar një situatë të tillë, u them vetëm që duhen të bëhen të forta, sepse nënat shqiptare mund të përballojnë gjithçka.”, shprehet Floresha. Romina Braho/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!