Austria ka nisur bisedimet me Rusinë për të blerë 1 milion doza të vaksinës Sputnik V, sipas një deklarate nga Sebastian Kurz.
Kurz fillimisht bisedoi me Presidentin rus Vladimir Putin më 26 shkurt për të diskutuar rreth dorëzimit të vaksinës ruse dhe më vonë kontaktoi Fondin Rus të Investimeve Direkte (RDIF), i cili është përgjegjës për shpërndarjen ndërkombëtare të Sputnik V.
Bisedimet kanë vazhduar që nga ajo kohë .
“Nuk duhet të ketë shkelje gjeopolitike kur bëhet fjalë për vaksinat,” tha Kurz. “E vetmja gjë që ka rëndësi është nëse vaksina është efektive dhe e sigurt, jo nga vjen.”
Vendet po negociojnë për furnizimin me 300,000 doza në Prill, 500,000 në Maj dhe 200,000 në Qershor, sipas deklaratës./abcnews.al

