Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Austria shtrëngon masat, izolon të pavaksinuarit

schedule15:27 - 12 Nëntor, 2021

schedule 15:27 - 12 Nëntor, 2021

Austria po promovon një bllokim për të pavaksinuarit, ndërsa në vend kanë shpërthyer infeksionet nga Covid.

Kancelari i vendit Alexander Salenberg  njoftoi sot se po pret dritën jeshile të parlamentit të dielën për të vijuar me zbatimin e masës.

“Qëllimi është i qartë: ne duam të japim dritën jeshile për një bllokim kombëtar për të pavaksinuarit të dielën,” tha kancelari Salenberg në një konferencë shtypi, pa treguar se kur do të hyjnë në fuqi masat.

Kancelari sqaroi se bllokimi për të pavaksinuarit “do të thotë që nuk mund të largohet nga shtëpia nëse nuk do të shkojë në punë, të bëjë pazar (nevojat bazë)- kjo është pikërisht ajo që ne të gjithë duruam gjatë vitin 2020”.

Austria ka shkallën më të ulët të vaksinimit nga çdo vend i Evropës Perëndimore. Sipas të dhënave, 65% e popullsisë është plotësisht e vaksinuar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!