Austria pezullon pagesat për agjencinë e ndihmës së OKB-së në Gaza

schedule11:58 - 29 Janar, 2024

schedule 11:58 - 29 Janar, 2024

Austria është bërë vendi i fundit që ka pezulluar pagesat për agjencinë e ndihmës së Kombeve të Bashkuara në Gaza, pasi Izraeli akuzoi disa nga anëtarët e stafit të saj për përfshirje në sulmet terroriste të Hamasit të 7 tetorit.

“Akuzat se stafi i UNRWA-s ishte i përfshirë në sulmin terrorist të Hamasit më 7 tetor janë thellësisht tronditëse dhe jashtëzakonisht shqetësuese”, tha zyra e jashtme në Vjenë, duke shtuar se do të pezullonte përkohësisht të gjitha pagesat e mëtejshme për agjencinë dhe duke bërë thirrje për një hetim, shkruan CNN.

Që nga 7 tetori, Austria kishte dhënë 13 milionë euro për popullsinë në Gaza, thuhet në deklaratë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!