Austria në zgjedhje të parakohshme pas publikimit të video-skandalit

schedule09:50 - 29 Shtator, 2019

schedule 09:50 - 29 Shtator, 2019

Në Austri po mbahen zgjedhjet të jashtëzakonshme, pasi rrëzimit të koalicionit qeverisës në muajin maj, për shkak të publikimit të një skandali korrupsioni.

Sipas sondazheve pritet që Partia Popullore e ish-kancelarit, Sebastian Kurz do të dalë e para në këto zgjedhje, por do t’i duhet të bëjë koalicion me ndonjë parti tjetër.

Në këto zgjedhje garojnë Partia Socialdemokrate, Partia për Lirinë e ekstremit të djathtë, Të Gjelbrit dhe liberalët.

Qendrat e votimit u hapën në mbarë vendin në orën 7:00 dhe votimet pritet të përfundojnë në orën 17:00.

Zgjedhjet në Austri vijnë pas publikimit të një video-incizimi, ku shfaqej zëvendëskancelari i shtetit, Heinz-Christian Strache, duke i ofruar kontrata qeveritare një gruaje, e cila thotë se është një investitore nga Rusia, në këmbim të donacioneve politike.

Pas kësaj Straches dha dorëheqjen dhe pranoi se sjellja e tij ishte “e papërgjegjshme”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!