Kancelari austriak Sebastian Kurtz kërkoi mbështetjen e Greqisë në përplasjen me Turqinë për detin në mënyrë që Evropa të mos i nënshtrohet presionit turk mbi emigracionin.
“Për të mos përsëritur 2015, ne duhet të mbështesim Greqinë në mënyrën më të mirë të mundshme në mbrojtjen e kufijve të saj të jashtëm.
Nëse dorëzohemi ndaj presioneve të Erdogan dhe Turqisë, atëherë natën e mirë Evropë՞” tha ai, duke përmendur edhe një herë shembullin e tensionit në kufirin greko-turk./d.b/abcnews.al