Austria i jep shtetësinë hebrenjve të dëbuar gjatë nazizmit dhe pasardhësve të tyre

schedule15:51 - 2 Shtator, 2020

schedule 15:51 - 2 Shtator, 2020

Një ligj i konsideruar si një nderim për viktimat e Holokaustit, sapo ka hyrë në fuqi në Austri. Në fakt të gjithë hebrenjve të dëbuar nga nazizmi dhe pasardhësve të tyre do u jepet shtetësia dhe pasaporta austriake. Në kohën e nazizmit u larguan rreth 128 mijë hebrenj, pjesa më e madhe e të cilëve u vendosën në Britaninë e Madhe, raporton la Republicca.

Një amendament që ndryshon gjithçka.

Nga 1 shtatori jo vetëm hebrenjtë e dëbuar nga Austria gjatë nazizmit, por dhe trashëgimtarët e tyre mund të kërkojnë shtetësinë austriake, përfshirë fëmijët dhe nipërit e adoptuar. Gjithashtu mund të marrin pasaportën austriake dhe nëse kanë një pasaportë tjetër, shkruan abcnews.al

Amendamenti i ligjit për shtetësinë është miratuar një vit më parë pas vitesh betejë të komunitetit hebre dhe falë impenjimit të kancelarit aktual, Sebastian Kurz, u ndryshua në një moment shumë të rëndësishëm.

Shumë pranë Brexit mund të jenë të shumtë qytetarët britanikë të larguar 82 vite më parë nga Austria së bashku me fëmijët dhe nipërit e tyre, dhe ata janë të interesuar të kenë një pasaportë europiane pas daljes së Londrës nga Bashkimi Europian, shkruan abcnews.al

Pas marrjes së pushtetit nga nazistët në Austri në 1938-ën, rreth 128 mijë qytetarë hebrenj u larguan jashtë vendit. Mes viteve ’30 -40’, përfaqësues  të rëndësishëm të jetës kulturore dhe letrare të vendit u arratisën: nga Sigmund Freud tek Stefan Zweig, Elias Canetti, Robert Musil, por dhe Billy Wilder dhe Arnold Schönberg.

Dhe vendi i dytë i zgjedhur i tyre pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ishte Mbretëria e Bashkuar. Si viktimë e nazizmit konsiderohet sipas ligjit të ri, një person që ka shtetësinë austriake apo të një shteti të dalë nga monarkia austro hungareze, që banon në territorin kombëtar dhe që është larguar para 15 majit 1955 sepse kishte arsye të frikësohej nga persekutimi, shkruan abcnews.al

Wolfgang Sobotka, president i këshillit të vëzhgimit të fondit kombëtar për viktimat e nacional socializmit, tha se Austria është një demokraci e fortë dhe në dekadat e fundit është përballur dhe me periudhat e errëta të historisë së saj.

Mundësia për dhënien e shtetësisë austriake pasardhësve të viktimave të nazizmit është një shenjë përgjegjësie dhe respekti të thellë dhe ndaj viktimave të holokaustit, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!