Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Austri/ Sidrit Vokshi, nga tregu i Krishtlindjeve në skenën e Eurovisionit

schedule11:55 - 6 Shkurt, 2026

schedule 11:55 - 6 Shkurt, 2026

Sidrit Vokshi, këngëtari tiranas që jeton në Vjenë, është sot një hap pranë ëndrrës europiane, duke hyrë në garën për një biletë në Eurosong. Më 20 shkurt, ai do të ngjitet në skenën e festivalit të Vjenës mes 11 kandidatëve që synojnë përfaqësimin në Eurovision.

Rrugëtimi i tij drejt kësaj gare nuk ishte i zakonshëm, pasi fillimisht u refuzua dhe më pas u rikthye papritur në listë. Vetë ai e ka përshkruar momentin si një “rrëmujë emocionale”, mes zhgënjimit dhe shpresës.

Mundësia erdhi pas tërheqjes nga gara të një kandidateje tjetër, ndërsa lajmin e mori teksa punonte në një treg Krishtlindjesh. Sot, ai thotë se nuk dëshiron të jetë thjesht “zëvendësimi i minutës së fundit”, por një artist që sjell emocion dhe magji në skenë. Kënga e tij “Kur pi duhan…” lindi nga një histori personale ndarjeje dhe nga një periudhë reflektimi mes miqsh.



Në vetëm pak ditë pushimi në Sllovaki, ai dhe miqtë e tij krijuan tekstin dhe muzikën që sot e përfaqëson në këtë garë. I larguar drejt Vjenës që në moshën 8-vjeçare, Sidriti është rritur me ëndrrën për t’u bërë këngëtar i njohur. Pas kësaj eksperience ndërkombëtare, ai nuk e përjashton mundësinë që të konkurrojë edhe në skenat muzikore shqiptare.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!