Australiani shënon rekordin botëror të gromësimës

schedule12:04 - 6 Dhjetor, 2021

schedule 12:04 - 6 Dhjetor, 2021

Një burrë nga Australia ka shënuar rekordin botëror të gromësirës, me një maksimum prej 112.4 decibel.  Neville tha se ishte “më shumë se i emocionuar” që më në fund kishte thyer rekordin, pas një dekade, shkruan BBC

Neville tha se fillimisht filloi të gromësinte pasi motra e tij më e madhe e mësoi dhe se ai ka zhvilluar aftësitë e tij që atëherë. Gruaja e tij ka qenë një nga mbështetëset më të mëdha, e cila është përpjekur vazhdimisht që ai të thyejë rekordin në mënyrë që të tregonte talentin e tij unik, raporton abcnews.al

Kjo është arsyeja pse ai më në fund vendosi të vinte në provë aftësitë e tij  dhe të fitonte titullin zyrtar të rekordeve botërore Guinness për meshkujt. Neville i kaloi pesë vitet e fundit duke u përgatitur për këtë ngjarje në mënyrë që të perfeksiononte gromësirën.

“Arsyeja që qëndron,  pas përpjekjes për të thyer këtë rekord është se dua të jem pjesë e rekordeve botërore”, shtoi ai.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!