Australian Open: Nadal “gjunjëzohet” ndaj McDonald, amerikani fiton ndaj spanjollit

schedule09:22 - 18 Janar, 2023

schedule 09:22 - 18 Janar, 2023

Rafael Nadal është mposhtur në “Australian Open” ndaj amerikanit McDonald me rezultatin 3-0 me sete, përkatësisht 6-4, 6-4 dhe 7-5.

Udhëtimi i Rafa Nadal ka përfunduar pasi humbi në tre sete ndaj McDonald dhe tashmë është jashtë “Grand Slam” të parë të vitit 2023. Tenisti spanjoll nuk është në ditët e tij më të mira dhe dëmtimi gjatë setit të dytë, me amerikanin përpara me një set dhe një pushim, nuk e ndihmuan.

Problemi në kofshë duket se ishte një goditje për Nadal, pasi edhe pse mori një pushim mjekësor, ai nuk mundi të fitonte. Ky ishte eliminimi më i hershëm i spanjollit në “Australian Open” që nga viti 2016./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!