Australian Open/ I pathyeshmi i finaleve, Djokovic mposht lehtësisht Federer

schedule12:41 - 30 Janar, 2020

schedule 12:41 - 30 Janar, 2020

Novak Djokovic ka siguruar finalen në Australian Open dhe është favorit për ta fituar këtë “Grand Slam”. Serbi mposhti në gjysmëfinale një legjendë si Roger Federer, edhe pse e nisi ndeshjen keq. Gjithsesi ai ia doli të bënte kthesën dhe të triumfonte 7-6 në setin e parë.

Më pas Djokovic u tregua perfekte, duke triumfuar në setin e dytë 6-4, kurse në të tretin 6-3. 3-0 me sete dhe tenisti siguroi për te tetën herë finalen në Australian Open. Deri më tani, serbi nuk ka humbur asnjë finale në këtë kompeticion, duke e ngritur 7 herë trofeun (2008, 2011, 2012, 2013, 2015, 2016, 2019).

Pas ndeshjes, Djokovic ka vlerësuar paraqitjet e rivalit zviceran, i cili u ndesh me serbin i dëmtuar. “Po humbja 4-1 në fillim. Mund të kishte shkuar ndryshe, pasi unë isha nervoz dhe ai e nisi shumë mirë. E respektoj për faktin që ishte në fushë, pavarësisht dëmtimit.

Ai as nuk ishte afër maksimumit të tij, por u përpoq deri në fund. Federer ka gjithë respektin tim. U përqendrova te loja ime dhe ia dola të rikuperoj. Ishte shumë e rëndësishme të fitoja setin e parë. Pastaj u çlodha pak dhe arrita të godisja më mirë”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!