Australia vendos dënimin me burg për të gjithë shtetasit që kthehen këto ditë nga Indi

schedule14:27 - 1 Maj, 2021

schedule 14:27 - 1 Maj, 2021

Autoritetet australiane së fundmi kanë vendosur që për të gjithë shtetasit të cilët kanë udhëtuar së fundmi në Indi do të dënohen me burg.

Mediat e huaja bëjnë me dije se australianët që kthehen në shtëpi nga India mund të përballen me pesë vjet burg dhe gjobitje pasi qeveria e bëri udhëtimin përkohësisht të paligjshëm.

Ministria e shëndetësisë tha se vendimi ishte marrë “bazuar në përqindjen e njerëzve në karantinë që kanë fituar një infeksion në Indi”.

Gjithashtu gjatë kësaj jave në kuadër të menazhimit të situatës pandemike Australia ndaloi të gjitha fluturimet nga India shkaku i rritjes enorme të të infektuarve me koronavirus.

Ka rreth 9,000 australianë në Indi, 600 prej të cilëve klasifikohen si të pambrojtur. Ndryshe, kjo do të jetë hera e parë që australianët do të gjykohen për kthimin në vendin e tyre.

Nga e hëna, kushdo që ka qenë në Indi brenda 14 ditëve nga data e parashikuar e mbërritjes në Australi do të ndalohet të hyjë në vend. Ndërkohë mosrespektimi i vendimit të ri mund të rezultojë në një dënim me pesë vjet burg, një gjobë prej 66 mijë dollarësh ose të dyja. Vendimi do të rishikohet më 15 maj, njoftoi ministria e shëndetësisë./abcnews.al