Mbikëqyrësi i sigurisë së internetit në Australi i ka dhënë Twitter-it 28 ditë për të pastruar “toksicitetin dhe urrejtjen” në platformën e tij, duke kërcënuar se do ta gjobisë nëse nuk respekton.
Twitter është bërë platforma më problematike në Australi që kur Elon Musk, një ndër më të pasurit në botë, e bleu atë vitin e kaluar dhe premtoi të mbrojë fjalën e lirë në platformë.
Kompanisë i është thënë që t’i përgjigjet mbikëqyrësit brenda 28 ditëve ose do të përballet me gjobë deri në 700,000 dollarë australianë në ditë në rast shkeljesh të vazhdueshme.
Kërkesa bazohet në një fushatë nga rregullatori për ta bërë kompaninë e mediave sociale më të përgjegjshme./abcnews.al