Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Australia u kërkon familjarëve të diplomatëve të largohen nga Izraeli dhe Libani

schedule14:42 - 25 Shkurt, 2026

schedule 14:42 - 25 Shkurt, 2026

Qeveria australiane u ka sugjeruar familjarëve të diplomatëve australianë në Izrael dhe Liban të largohen nga dy vendet e Lindjes së Mesme, duke përmendur një situatë të përkeqësuar të sigurisë në rajon, ka njoftuar të mërkurën ministria e Jashtme australiane.

Qeveria gjithashtu u ka ofruar largime vullnetare personave në varësi të diplomatëve australianë në Emiratet e Bashkuara Arabe, Jordani dhe Katar.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, gjatë fjalimit të tij për Gjendjen e Kombit, paralajmëroi për një sulm të mundshëm ndaj Iranit, duke thënë se nuk do të lejonte që sponsori më i madh i terrorizmit në botë të ketë armë bërthamore.



Irani dhe Shtetet e Bashkuara rifilluan negociatat në fillim të këtij muaji, ndërsa Uashingtoni ka shtuar prezencën e tij ushtarake në Lindjen e Mesme. Irani ka kërcënuar të godasë bazat amerikane në rajon nëse sulmohet, por diplomati më i lartë i Teheranit ka thënë të martën se një marrëveshje me SHBA-në është “e arritshme” nëse i jepet përparësi diplomacisë.

Qeveria australiane vazhdon t’i këshillojë qytetarët në Izrael dhe Liban të marrin në konsideratë largimin ndërsa opsionet janë ende në dispozicion, thuhet në deklaratën e ministrisë së Jashtme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!