Australia ka regjistruar viktimën e parë me variantin Omicron, ndërkohë që vendi po përballet me një rritje të shpejtë të rasteve. Viktima ishte një burrë në të 80-tat. Omicron, për të cilin ekspertët thonë se duket më ngjitës se variantet e tjera, nuk shkakton simptoma të rënda.
Kjo është “viktima e parë nga varianti Omicron në shtetin New South Wales”, tha epidemiologia Christine Shelley në një video të publikuar nga qeveria lokale. Australia ka regjistruar 312,086 raste dhe 2,197 viktima që nga fillimi i pandemisë.
Autoritetet australiane po i rezistojnë thirrjeve njerëzve të tregohen të kujdesshëm dhe të respektojnë masat.
/abcnews.al

