Australia planifikon të ndërtojë një kullë prej druri, ja sa e lartë do të jetë

schedule15:21 - 18 Tetor, 2023

schedule 15:21 - 18 Tetor, 2023

 

Australia po planifikon të ndërtojë kullën më të lartë në botë prej druri.

Mësohet se po planifikohet ndërtimi i një kulle “hibride” me gjatësi 191.2 metër në qytetin Perth.

42% e kullës do të konstruktohet me dru, kolonat do të jenë prej betoni. Sipas firmës zhvilluese, kulla do të ketë 200 apartamente dhe do të jetë ndërtesa e parë antikarbon në Australinë Perëndimore. Për ndërtimin e kullës do të përdoren 7400 metër kub dru, të mbledhura nga 600 pemë.

Përveç përdorimit të drurit në ndërtim, plani i kompanisë është të përfshijë edhe hapësira të gjelbra si çati me pemë e lule, një fermë urbane edhe akses për rezidentët me 80 makina plotësisht elektrike./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!