Australia përfshihet nga stuhia, shkatërrohen mijëra shtëpi

schedule11:23 - 25 Maj, 2020

schedule 11:23 - 25 Maj, 2020

Australia Perëndimore është përfshirë nga një stuhi prej dy ditësh. Një stuhi e tillë ndodh njëherë në një dekadë në vend.

Ndërkohë sipas mediave rreth 62 mijë banesa kanë mbetur pa energji elektrike. Ndërkohë erërat e forta kanë shkatërruar 15,000 shtëpi.

Zonat turistike Margaret River dhe Dunsborough gjithashtu u prekën ndjeshëm nga ndërprerjet e energjisë. Ndërkohë në vendet që ka prekur stuhia është ndërprerë edhe mësimi. /abcnews.al