Australia përfshihet nga moti i keq, përmbytje dhe zjarr në perëndim dhe lindje të vendit

schedule11:15 - 10 Dhjetor, 2021

schedule 11:15 - 10 Dhjetor, 2021

Australia është prekur nga dy fatkeqësi të mëdha natyrore në të njëjtën kohë: zjarret pyjore që po djegin peizazhin piktoresk të bregdetit perëndimor dhe shirat e dendur që po shkaktojnë përmbytje në lindje.

Pas javësh temperaturash të larta, zjarret shpërthyen në zonën turistike të lumit Margaret në Australinë Perëndimore. Fatmirësisht nuk të lënduar apo dëme në ndërtesa, megjithatë autoritetet u kanë kërkuar disa banorëve të lënë shtëpitë e tyre dhe të zhvendosen në vende më të sigurta, raporton abcnews.al

Në bregdetin australian, i cili laget nga Oqeani Indian,  temperaturat kanë shkuar  deri në 40 gradë Celsius, ana tjetër e Australisë,  në Oqeanin Paqësor, vendi është përfshirë nga reshjet e shiut.

Në disa zona në jug të Sidneit, të cilat u goditën nga zjarret më të këqija në historinë e vendit vetëm dy vite më parë, niveli i ujit është rritur 21 centimetra në 24 orët e fundit. Në nëntor janë regjistruar reshjet më të mëdha në 122 vite dhe ishte muaji më i ftohtë që është  regjistruar ndonjëherë në vend.

Sipas shkencëtarëve, ngjarjet ekstreme të motit janë përkeqësuar për shkak të ndryshimeve klimatike. Vitet e fundit Australia ka përjetuar një sërë përmbytjesh të rënda, zjarre masive në pyje dhe periudha të mëdha thatësire.

/abcnews.al