Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Australia mund të ndalojë përdorimin e rrjeteve sociale për moshën nën 16 vjeç

schedule16:13 - 1 Shtator, 2025

schedule 16:13 - 1 Shtator, 2025

Australia mund të ndalojë përdorimin e mediave sociale për personat nën moshën nën 16 vjeç.

Sipas një raporti të publikuar nga mediat, Qeveria thotë se ndalimi i saj i cili hyn në fuqi në dhjetor. Ky vendim është hartuar me qëllim për të kufizuar ndikimet e dëmshme të mediave sociale.

Sipas ligjeve të reja, platformat duhet të ndërmarrin “hapa të arsyeshëm” për të parandaluar fëmijët australianë të krijojnë llogari në faqet e tyre dhe të çaktivizojnë ato ekzistuese.

Edhe pse ky veprim është i popullarizuar tek shumë prindër, ekspertët kanë ngritur shqetësime në lidhje me privatësinë e të dhënave dhe saktësinë e teknologjisë së verifikimit të moshës.

Australia – si pjesa më e madhe e botës – ka parë vitet e fundit një sërë shkeljesh të të dhënave të profilit të lartë, duke përfshirë disa raste ku janë vjedhur dhe shitur ose publikuar informacione personale të ndjeshme.

Ndërkohë Sondazhet tregojnë se shumica e të rriturve australianë mbështesin ndalimin e mediave sociale për fëmijët nën 16 vjeç.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!