Qytetarët australianë që kthehen në shtëpi nga India mund të përballen me 5 vjet burg dhe gjobitje pasi qeveria e ka bërë udhëtimin përkohësisht të paligjshëm.
Ministria e Shëndetësisë tha se vendimi ishte marrë bazuar në përqindjen e njerëzve në karantinë që janë infektuar me Covid-19 në Indi.
Më parë këtë javë, Australia ndali fluturimet nga India. Janë rreth 9,000 australianë në Indi, 600 prej të cilëve klasifikohen si të pambrojtur./abcnews.al