Australia mbyll termocentralin e saj më të vjetër me qymyr

schedule12:04 - 28 Prill, 2023

schedule 12:04 - 28 Prill, 2023

Australia, një nga prodhuesit më të mëdhenj të qymyrit në botë që deri më tani i ka rezistuar presionit për të reduktuar varësinë e saj nga karburantet fosile, mbylli sot termocentralin e saj më të vjetër me qymyr.

Stacioni i prodhimit në Lindell, ndodhet afërsisht 3 orë me makinë në veri të Sidneit. E ndërtuar në vitin 1971, centrali siguronte rreth 10% të energjisë elektrike të konsumuar nga shteti i Uellsit të Ri Jugor, shteti më i populluar i Australisë.

Mediat e huaja shkruajnë se për të çmontuar termocentralin do të duhen afërsisht 2 vite punë, ku më pas mund të përdoret për të prodhuar energji të pastër.

“Më shumë se 90% e materialeve të uzinës do të riciklohen, duke përfshirë 70 mijë tonë çelik”, nënvizoi kompania shtetërore.

Termocentrali më i madh i vendit me qymyr, në Eraring në Uellsin e Ri Jugor, pritet të mbyllet në vitin 2025, me të tjerët që do të pasojnë në dekadën e ardhshme.

“Për dekada pjesa më e madhe e energjisë elektrike të Australisë prodhohej nga qymyri, por termocentralet gjeneruese si ajo në Lindell u kthyen shpejt në “rrënoja” jo të besueshme”, shpjegon Mark Diesendorf, një ekspert i energjisë së rinovueshme në Universitetin e Uellsit të Ri Jugor.

Ndërkohë stacioni Lindell fillimisht ishte planifikuar të mbyllej në vitin 2022, por AGL tha se po e mbante atë në punë deri në prill për të siguruar “besueshmërinë e sistemit”.

Termocentrali më i madh i vendit me qymyr, ai në Eraring, Uellsi i Ri Jugor, pritet të mbyllet në vitin 2025, ndërsa të tjerë do të pasojnë në dekadën e ardhshme.

Mbyllja e këtyre stacioneve do të lejojë që të konstatohet nëse burimet e rinovueshme të energjisë mund të mbushin boshllëkun,.

Australia ka shumë diell dhe erëra të forta në det, dy faktorë që e lejojnë atë të bëhet një superfuqi e energjisë së rinovueshme.

Australia përballet gjithashtu me shumë sfida për të arritur objektivin e saj për neutralitetin e karbonit deri në vitin 2050. Gjatë dekadës së fundit, “lufta klimatike” ka dominuar jetën politike të vendit, duke minuar përpjekjet për të reduktuar emetimet e dioksidit të karbonit.

Në vitin 2020, studiuesit zbuluan se 8% e australianëve mohuan ekzistencën e ndryshimeve klimatike, dyfishi i mesatares globale./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!