Australia lë “garën”, Arabia Saudite kandidatja e vetme për organizimin e Kupës së Botës 2034

schedule11:56 - 31 Tetor, 2023

schedule 11:56 - 31 Tetor, 2023

Tashmë mund të thuhet me plot gojën se Arabia Saudite do të jetë organizatorja e Kupës së Botës 2034, kjo për faktin se Australia ka njoftuar organin më të lartë të futbollit në botë, FIFA-n se është tërhequr nga gara për pritjen e kompeticionit më të rëndësishëm në këtë sport.

Në fillim të këtij muaji, Australia i paraqiti FIFA-s një letër ku njoftoi tërheqjen, pasi organi drejtues i futbollit njoftoi se vetëm ofertat nga Azia dhe Oqeania do të konsideroheshin për të pritur Botërorin e vitit 2034 e në të tillë situatë, Arabia Saudite mbetet pa konkurrent në garën për të marrë këtë kompeticion,

“Ne kemi shqyrtuar mundësinë për të ofruar për të pritur Kupën e Botës, por duke marrë parasysh të gjithë faktorët kemi arritur në përfundimin që të mos e bëjmë këtë për kompeticionin e vitit 2034. Në vend të kësaj, ne besojmë se jemi në një pozita të mira për të pritur kompeticionin më të vjetër ndërkombëtar të femrave në botë, Kupën Aziatike të Femrave AFC 2026 dhe më pas mirëpresim skuadrat më të mëdha në futbollin botëror për Kupën e Botës FIFA 2029 për klube”,- thuhej në deklartën e Federatës Australiane të Futbollit. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!