Australia do të njohë shtetin palestinez në shtator në Asamblenë e Përgjithshme të OKB në shtator, duke ndjekur Mbretërnë e Bashkuar, Francën dhe Kanadanë.
Kryeministri Australian tha se Autoriteti Palestinez është angazhuar për çmilitarizim, mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme dhe njohjen e së drejtës së Izraelit për të ekzistuar.
Albanese shtoi se një zgjidhje me dy shtete është shpresa më e mirë për të thyer ciklin e dhunës në Lindjen e Mesme dhe për t’I dhënë fund konfliktit, vuajtjeve dhe urisë në Gaza.
Izraeli, nën presion në rritje për t’i dhënë fund luftës në Gaza, ka thënë se njohja e një shteti palestinez shpërblen terrorizmin.
Vendimi I Australisë vjen teksa situata humanitare në Gaza është e rëndë dhe sulmet izraelite vazhdojnë të vrasin dhjetëra njerëz.
Sulmet në Gaza vranë dy gazetarë, dy kameramanë dhe një asistent të Al Jazeera. Mes viktimave ishte edhe gazetari 28-vjeçar Anas al Sharif, për të cilin ushtria izraelite tha se shërbente si kreu I një qelize terroriste të Hamasit.
Por Al Jazeera e quajti atë një vrasje të qëllimshme dhe një tjetër sulm të hapur dhe të paramenduar ndaj lirisë së shtypit.
Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve tha se ishte i tmerruar dhe se Izraeli nuk kishte arritur të ofronte prova për të mbështetur akuzat e tij kundër al-Sharif.
Që nga fillimi I uftës në Gaza në tetor të vitit 2023, janë konfirmuar 186 gazetarë të vrarë.
Qeveria izraelite nuk lejon organizatat ndërkombëtare të lajmeve të hyjnë në Gaza për të raportuar, kështu që shumë media mbështeten te gazetarët me bazë në Gaza për të mbuluar ngjarjen.

