Australia do të dërgojë 50 milionë dollarë armë në Ukrainë

schedule04:28 - 1 Mars, 2022

schedule 04:28 - 1 Mars, 2022

Australia do të kontribuojë me 50 milion dollarë në mbështetje ushtarake për Ukrainën. Kryeministri Scott Morrison tha të martën se paratë do të shkojnë për ndihmë vdekjeprurëse dhe jo-vdekjeprurëse raporton “BBC”.

“Ne po flasim për raketa, municione, po flasim për mbështetjen e tyre në mbrojtjen e atdheut të tyre në Ukrainë,” tha ai. Morrison thotë se qeveria e tij do të angazhojë gjithashtu 35 milionë dollarë në ndihmë humanitare për Ukrainën.  / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!