Australia dhe Britania nënshkruajnë marrëveshjen e parë tregtare post-Brexit

schedule13:14 - 15 Qershor, 2021

schedule 13:14 - 15 Qershor, 2021

Austrialia dhe Britania kanë nënshkruar marrëveshjen e parë tregtare post-Brexit. Downing Street tha se pakti i ri nënkuptonte që produktet britanike si makina, uiski skocez, biskota dhe qeramika  do të shiteshin me çmime më të lira në Australi.

Kjo është marrëveshja e parë që kur Britania u largua nga BE-ja dhe  shihet si një hap i rëndësishëm drejt fillimit të marrëveshjeve më të gjëra të tregtisë së lirë të Mbretërisë së Bashkuar në Azi-Paqësor.

Boris Johnson tha në një deklaratë: “Marrëveshja mes dy vendeve krijon mundësi fantastike për bizneset dhe konsumatorët britanikë, si dhe për të rinjtë që dëshirojnë për të punuar dhe jetuar në anën tjetër të botës.”

Kjo është marrëveshja e parë e epokës pas Brexit,e cila  nënkupton ambiciet globale të Britanisë. Ka shpresa se kjo do të hapë rrugën për më shumë aleanca përtej BE-së – duke filluar me një grup të kombeve trans-Paqësor, CPTPP.

Ata blejnë vetëm 8% të eksporteve tona – dhe ne kemi marrëveshje tashmë me shumicën e anëtarëve. Por shpresa përfundimtare është që partnerët kryesorë – siç janë SHBA të mund të bashkohen gjithashtu, tha Scott Morrison në një deklaratë.

Marrëveshja do të nxisë industritë e Britanisë të punësojnë 3.5 milion njerëz në të gjithë vendin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!