Zjarret në Australi janë shndërruar tashmë në një katastrofë në mbarë vendin, të shkaktuara kryesisht nga thatësira dhe ngrohja ekstreme, por dhjetëra njerëz janë akuzuar se zjarri është vënë qëllimisht.
Policia ka akuzuar të paktën 24 persona për zjarrëvënie të qëllimshme në shtetin e New South Wales, sipas një deklarate që Policia e Uellsit të Ri Jugor dha të hënën.
Policia e NSW ka ndërmarrë veprime ligjore kundër 183 personave, 40 prej të cilëve janë të mitur, që nga 8 nëntori, thuhet në deklaratë. Veprimet juridike variojnë nga paralajmërimet deri te akuzat penale.
Nga ata 183 persona, 53 kanë marrë paralajmërime ose kallëzime penale dhe 47 janë akuzuar se kanë hedhur një cigare të ndezur në tokë, sipas deklaratës së policisë.
Të paktën 24 njerëz kanë vdekur në të gjithë vendin për shkak të zjarreve. Ndërsa zjarret kanë prekur çdo shtet në Australi, në New South Wales ka qenë goditja më e fortë.
Të dielën, një burrë u akuzua pasi pajisjet e zjarrit që ai po përdorte shkaktuan një zjarr në Mount Druitt, sipas Policisë NSW.
Tre persona u akuzuan për shkelje të ndalimit të zjarrit gjatë fundjavës. Një tjetër person u akuzua pasi autoritetet vunë re disa zjarre të ndezura në pronën e tij .
Në nëntor, Shërbimi Rural i Zjarrit arrestoi një 19 vjeçar, nën dyshimin e zjarrvënies, për një periudhë gjashtë javore./abcnews.al