Australi, para për të ndihmuar viktimat e dhunës të braktisin partnerët

schedule11:23 - 20 Tetor, 2021

schedule 11:23 - 20 Tetor, 2021

Qeveria australiane do tu japë para viktimave të dhunës për ti ndihmuar që të lënë partnerët e tyre. Duke filluar nga e marta, viktimat mund të aplikojnë për një pagesë prej  5,000 dollarësh, e cila përfshin para në dorë dhe pagesa të drejtpërdrejta për shpenzime të tilla si tarifat e shkollës, shkruan CNN

Skema do të zbatohet për të gjitha gjinitë. Sidoqoftë, gratë pritet të përbëjnë pjesën më të madhe të aplikantëve në një vend ku një grua vritet nga partneri çdo nëntë ditë, sipas të dhënave të qeverisë. Ndërsa kjo masë është mirëpritur nga avokatët, disa thonë se nuk adreson shkaqet rrënjësore të dhunës familjare në Australi.

Ndërkohë sipas shifrave deri më tani, pandemia gjithashtu përkeqësoi pabarazinë ekonomike në Australi pasi më shumë gra humbën punën ose u shkurtuan orët e tyre të punës në krahasim me burrat. Dhe si në shumë vende, pandemia gjithashtu çoi në rritjen e dhunës familjare në Australi. Sipas qeverisë, dy të tretat e grave që përjetuan dhunë fizike ose seksuale nga një partner aktual ose ish gjatë pandemisë thanë se dhuna kishte filluar ose ishte rritur edhe më shumë gjatë krizës, raporton abcnews.al

Bllokimet penguan shumë gra ti jepnin fund marrëdhënieve abuzive dhe tani, edhe pse janë lehtësuar kufizimet e Covid-19 , rritja e qirave e ka bërë edhe më të vështirë. Gjatë viteve të fundit, qeveria australiane është përpjekur të trajtojë dhunën familjare duke ndërmarrë një sërë masash, por normat mbeten vazhdimisht të larta.

Sipas një sondazhi të  vitit 2018 nga organizata kërkimore kombëtare e Australisë një në pesë australianë besojnë se shembujt e dhunës në familje janë “reagime normale ndaj stresit dhe zhgënjimit të përditshëm”.

Shuma  prej 5,000 dollarësh është pjesë e një pakete sigurie për gratë me vlerë 1.1 miliardë dollarë australianë, të shpallur nga qeveria në maj./abcnews.al