Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Australi, masa kundër urrejtjes/ Reforma të ashpra, pas sulmit ndaj komunitetit hebre

schedule15:51 - 18 Dhjetor, 2025

schedule 15:51 - 18 Dhjetor, 2025

Kryeministri i Australisë Anthony Albanese njoftoi reforma të ashpra ndaj gjuhës së urrejtjës pas sulmit terrorist në Bondai Beach që la 15 të vrarë e po ashtu edhe një prek autorëve.

Ndryshimet përfshijnë që predikuesit dhe udhëheqësit që promovojnë dhunën, të cilët  do të përballen me një vepër penale “të rënduar për gjuhën e urrejtjes” dhe ligje të reja për të anuluar ose refuzuar vizat për ata që përhapin urrejtje.

Ligjet synojnë kryesisht të dënojnë gjuhën e urrejtjes me bazë feje ose race. Dënimet do të jenë më të ashpra për një gjuhë të tillë dhe për ata që promovojnë dhunën.

Një vepër penale më vete do të jenë shpifjet serioze bazuar në racë ose mbështetja për supermacinë racore, politika zakonisht të ndjekura nga ekstremist të djathtë.

Albanese pranoi përgjegjësinë e tij dhe tha se qeveria mund të kishte bërë më shumë për të parandaluar raste të tilla, por premtoi të udhëheqë dhe bashkojë kombin në këto momente të vështira.

Kryeministri ka paralajmëruar gjithashtu masa më të ashpra për armëmbajtjen, edhe pse Australia ka tashmë disa nga ligjet më të ashpra në botë, të cilat u vunë në pkëpyetje pas masakrës.

Të dielën, babë e bir me origjinë indiane shënjestruan komunitetin hebre gjatë festimeve të Hanukkah dhe lanë 15 të vrarë. Babi u vra gjithashtu në përplasje me policinë, ndërsa i biri mbeti i plagosur.

Ndërsa hetimet zhvillohen, Australia e gjen veten përballë sfidës së antisemitizmit dhe kontrolleve më të rrepta për armët. Autori i vrarë i sulmit, kishte leje për të mbajtur armë dhe zotëronte gjashtë të tilla, të cilat u përdorën në sulm.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!