Australi, i riu varros të gjallë ish të dashurën sepse e refuzoi

schedule16:57 - 5 Korrik, 2023

schedule 16:57 - 5 Korrik, 2023

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në Australi, një i ri 22-vjeçar varrosi të gjallë ish-in e tij 21-vjeçare sepse ajo e refuzoi ate. Çështja u rihap sërish në një gjykatë të Australisë Jugore të mërkurën.

Tarikjot Singh, 22 vjeç, nga Adelaide, u deklarua fajtor për vrasjen e studentes 21-vjeçare për infermieri, Jasmeen Kaur. Në seancën e tij të dënimit në Gjykatën e Lartë të Australisë Jugore, prokurori Carman Matteo theksoi se 22-vjeçari e vrau të renë si një akt hakmarrjeje pasi e refuzoi. Në fakt, siç theksoi ai, autori e kishte planifikuar vrasjen para se ta rrëmbente nga puna, në mars të 2021.

Trupi i 21-vjeçares u gjet në një varr të cekët, 400 kilometra larg vendit ku u pa e gjallë për herë të fundit. Duart dhe këmbët e saj ishin të lidhura me kabllo dhe shirit dhe u zbulua se ajo kishte gëlltitur dheun, sipas Guardian.

Ky është një krim me një nivel të pazakontë brutaliteti, theksoi prokurori. “Ajo duhet të ketë qenë e vetëdijshme dhe të ketë vuajtur atë që mund të përshkruhet vetëm si tmerri absolut i frymëmarrjes dhe gëlltitjes së dheut dhe vdekjes në atë mënyrë,” shtoi ai.

Sulmuesi duhej të dilte në gjyq këtë vit, por u deklarua fajtor pasi pranoi fajin e tij në shkurt. Ai u dënua me burgim të përjetshëm.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!