I përdorur për të humbur peshë, Dnp është një substancë kimike që mund të çojë në humbje serioze fizike dhe në disa raste edhe vdekje.
Të ndjerit keq para pasqyrës është një ndjenjë e zakonshme. Nisur nga kjo shumë njerëz kanë tendencë të përdorin produkte ose ilaçe që janë potencialisht të rrezikshme për trupin. Në Australi, autoritetet kanë dhënë alarmin, duke paralajmëruar publikun për një substancë kimike të veçantë që mund të blihet në internet dhe përdoret për të humbur peshë, zakonisht në formën e kapsulave të verdha. I njohur si 2,4 dinitrofenol, shkurt Dnp, ndodhet në disa farmaci si “shredder”, që është një përpunues i ushqimit dhe ka shkaktuar sëmundje serioze dhe në disa raste edhe vdekje.
Efektet
Në vitin 2013, një djalë 18 vjeçar anglez vdiq nga përdorimi i disa pilulave që përmbanin Dnp. Ai luajti regbi, dëshironte të humbte peshë, por substanca bëri që të shpejtonte vdekjen në trupin e tij. Vdekje të tjera kanë ndodhur edhe gjatë viteve të fundit. Dhe pikërisht në një shënim të lëshuar nga Departamenti i Shëndetësisë i Uellsit të Ri Jugor janë përcaktuar efektet e Dnp, si: parandalon ruajtjen e energjisë si yndyrë, duke e shpërndarë atë si nxehtësi, duke rritur kështu temperaturën e trupit dhe duke dëmtuar qelizat e organeve si veshkat dhe truri.
Fjala e ekspertit
“Ka një mit që nëse përdoret në doza të vogla, është e sigurt, por Dnp është një substancë jashtëzakonisht toksike”, këto janë fjalët e toksikologut klinik Kylie McArdie të Qendrës së Informacionit në Sydney. “Nuk ka antidot dhe madje edhe me kurat më të mira mjekësore, njerëzit mund të vdesin nëse përdorin produkte që e përmbajnë”, përfundoi ai. /abcnews.al