Ausilio: Ka vetëm një mundësi që Lautaro të largohet, Sanchez-Young qëndrojnë

schedule17:59 - 29 Maj, 2020

schedule 17:59 - 29 Maj, 2020

Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio, ka folur hapur për merkaton zikaltër, si dhe për të ardhmen e tre lojtarëve të rëndësishëm: Alexis Sanchez, Ashley Young dhe Lautaro Martinez.

Për bomberin argjentinas, Ausilio tha: “Nëse ka një mundësi që Lautaro të largohet, është vetëm nëse paguhet klauzola e tij prej 111 milion eurosh. Kjo klauzolë është publike, të gjithë e dinë. Kush paguan klauzolën e tij, mund ta marrë.

Synimi ynë është i qartë: T’i mbajmë të gjithë lojtarët këtu. Për Ashley Young, kemi aktivizuar opsionin për ta blerë, synojmë të mbajmë dhe Alexis Sanchezin këtu. Kam besim se Sanchez do të tregojë të gjitha aftësitë e tij me fanellën e Interit.

Icardi? “Icardi dëshiron të qëndrojë në PSG. Ne jemi në detajet e fundit me klubin francez për të zyrtarizuar transferimin e Icardit”, tha mes të tjerash Ausilio./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!