Vetëm pak orë pasi shpalli thirrjen në Facebook për kandidatë për deputetë kanë “vërshuar” kërkesat në telefonin e Selami Jenishehrit. Shkodranët, mjeshtra të humorit dhe batutave nuk kanë humbur momentin për ta vendosur në lojë deputetin që garon me partinë e Pensionistëve.
Abcnews.al ju sjell audion e plotë të “negociatave” mes deputetit dhe qytetarit që “kërkon” të futet në listat e kandidatëve për zgjedhjet e 25 prillit. “A do ma u ba deputet, do të marrësh 120 milionë lekë, kaq ke me marrë për 4 vite.
LEXO EDHE: Gjuzi dhe Jenishehri lëvizje “surprizë”, kërkojnë kandidatë në Facebook dhe “rekrutojnë” Ngjelën
Do të jesh në parlament, ke me pa” thotë ndër të tjera Selami Jenishehri në audio në tentativë për ta bindur që t’i bashkohet listës së tij pa e kuptuar që qytetari po tallej./ db/ Abcnews.al